Emery: Një vend në 4 më të mirat është në dorën tonë
Arsenal ka pësuar një humbje befasuese ndaj Crystal Palace, një disfatë që mund të jetë vendimtare në luftën për një vend mes katër më të mirëve">mirëve. Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e trajnerit të Topçinjve Unai Emery.

"Një rezultat i keq. Sot luajtëm ndaj një skuadre me lojtarë shumë të mirë. Goli i parë i dha vetëbesim. Goli i dytë i tyre na hoqi neve vetëbesimin.

Është e vështirë të luash në një nivel të lart në çdo moment. Sot rezultati ishte zhgënjyes. Do ta analizojmë këtë ndeshje. Të mërkurën do kemi një tjetër shans ndaj Wolves.

Jemi përmirësuar dhe jemi akoma në luftë për një vend mes katër më të mirëve">mirëve. Të mërkurën, tre pikët do të na japin mundësinë të jemi në një pozicion të mirë.

Sot humbëm një mundësi, por tani le ta mbyllim siç duhet. E dimë që do të jetë e vështirë, por është në dorën tonë." /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2019, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori