Emery paralajmëron Galaktikët: Ne kemi punuar në çdo detaj
Pëlqej
Unai Emery thotë se kanë punuar në çdo detaj për të qenë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery e di se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Por, ai thotë se kanë punuar në çdo detaj për të qenë sa më gati.

“Ne kemi punuar në çdo detaj që të jemi sa më gati për këtë ndeshje të madhe. Nesër do të jetë një mundësi e madhe për ne. Kam shumë besim te lojtarët e mijë. Do ët japim maksimumin të fitojmë”, u shpreh Emery gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu foli edhe për kundërshtarin e tij, ku tha se do të jenë shumë të fortë.

“Lojtarët e Realit individualisht janë shumë të fortë. E di që Reali nesër do të jetë skuadër shumë e fortë”.

Ndeshja ndërmjet Realit dhe PSG do ët zhvillohet nesër në Santiago Bernabeu në orën 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori