Emery pranon dështimin në Premier: Tani radhën e ka Europa
Trajneri Unai Emery ka pranuar se shanset që Arsenal të sigurojë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm janë të pakta. "Topçinjtë" u mundën 3-0 nga Leicester në javën e fundit në Premier League, duke qëndruar në vendin e pestë, 2 pikë larg Chelsea.

"Tashmë kjo gjë nuk varet më nga ne. Gjithsesi, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës në Europë. Kemi një përballje të vështirë ndaj Valencia dhe aty duhet të fokusohemi për të arritur objektivin e dëshiruar: Të triumfojmë në Europa League", u shpreh Emery.

Duke folur për kampionatin, trajneri spanjoll shton: "Kishim një shans të mirë të mbanbim vendin e katërt, por dështuam. Më vjen keq, por nuk ishim konkretë. Gjithsesi, kemi shansin që të kënaqim tifozët në Europë dhe kualifikimi në finale do të ishte një arritje e madhe", tha Emery. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2019, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori