Emery qetëson tifozët për të ardhmen e Neymarit
Pëlqej
Emery është vetë në fije të perit por nga ana tjetër mendon sërish për qetësimin e tifozëve në lidhje me të ardhmen e Neymarit.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së rradhës në kampionat ndaj Angers që do të zhvillohet këtë të mërkurë në orën 17:00, trajneri spanjol u ndal të fliste pikërisht për të ardhmen e yllit brazilian. Emery theksoi se projekti i klubit është solid dhe serioz dhe nuk ka asnjë shans që Neymar të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni.

“ Presidenti ka shkuar në Brazil pikërisht për të mbështetur Neymar i cili po rikuperohet nga dëmtimi”, shtoi më pas Emery duke larguar zërat për një lamtumirë të parakohshme të O’Ney./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori