Emigrantet fillojne te braktisin Greqine
Albeu.com
Gazeta greke ''Kathimerini'' shkruan sot se shumë emigrantë, të cilët prej vitesh punojnë në Greqi, po e braktisin këtë shtet për shkak të krizës së vështirë financiare dhe po kthehen në atdheun e tyre apo po kërkojnë punë më të mirë në ndonjë shtet tjetër të Evropës.
Ekspertë të tregjeve kanë vënë alarmin për rënien serioze të të ardhurave në bizneset ku punojnë të huajt. ''Madje edhe në bursën e punës, ku mund të shihen të huaj duke kërkuar ndihmë, tani nuk mund të gjesh më askënd'', komenton gazeta.
Shtuar më 16/05/2010, ora 19:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori