Emma Rhys-Jones, bukuroshja që i shtohet Realit (FOTO LAJM)

Ajo nuk ngjan aspak me Pilar Rubio, Sara Carbonero ose aspak me të dashurën e Cristiano Ronaldos, Irina Shayk. Emma Rhys-Jones, e dashura e blerjes më të shtrenjtë të kësaj vere, Gareth Bale, nuk ka asnjë lidhje me femrat e famshme të Real Madrid. Ajo është një vajzë e thjeshtë, që nuk kërkon asnjëherë të jetë në qëndër të vëmëndjes. Madje, nëse nuk do të ishte gjatë prezantimit të uellsianit në Santiago Bernabeu shumë pak prej nesh do të dinin se ajo është partnerja e ish yllit të Tottenham.


Emma dhe Gareth janë bashkë që prej adoleshencës. Ata janë njohur në Cardiff High School dhe e bazhduan lidhjen e tyre edhe gjatë studimeve në Univeristet. Pas konsolidimit të lidhjes së tyre, ajo e ndoqi Bale në aventurën e tij të parë në Premier League, te Southampton e më pas në Londër dhe tani në kryeqytetin spanjoll. Ata kanë të njëjtën moshë, 24, dhe tetorin e shkuar sollën në jetë vajzën e tyre, Alba Violet.

Por, ndoshta me transferimin e uellsianit te Reali do të ndryshojë edhe sjella e Emmas... /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori