EMOCIONUESE/ Në ndeshjen e NBA-s nuk u sulmua për 24 sekonda në nderim të Kobe Bryant (VIDEO)
E gjithë NBA-ja dhe e gjithë bota po vajtojnë vdekjen e
Kobe Bryant.
Kampioni i shkëlqyeshëm dhe asi i basketbollit që ishte frymëzim për shumë njerëz,
vdiq sot pas një aksidenti të helikopterit të tij, derisa ishte duke udhëtuar me vajzën e tij, e cila gjithashtu
vdiq, shkruan Zëri.info.
Lajmi bëri jehonë në mbarë planetin, edhe tek ata që kishin dëgjuar pak për
Bryant.
Pikëllimi mbretëroi edhe në ndeshjet e NBA-s që duhej të luheshin vetëm një orë apo dy pas vdekjes së tij.
Në një situatë të tillë, skuadrat San Antonio dhe Toronto duhej ta 'merrnin fjalën', ku të dyja u morën vesh spontanisht para fillimisht të ndeshjes të mos sulmonin në 24 sekondat e para.
Kjo për shkak të numrit 24 në fanellë të
Kobe.
Shikojeni skenën jashtëzakonisht
emocionale në videon e mëposhtme./
Shtuar më 26/01/2020,
ora 23:41