Emocione, lot dhe respekt. I gjithë "Artemio Franchi" në minutën e 13 në këmbë për Astorin (VIDEO)


Ndeshja me Beneventon nuk është një ndeshje e zakonshme për Fiorentinën, pasi Viola u kthye në fushë për herë të parë që kur kapiteni Astori vdiq në gjumë një javë më parë.

Tifozët gjithashtu kishin mbushur tribunën me emrin dhe numrin e tij, ndërsa edhe shumë banderola tjera nuk mungonin.

Njëra shënonte: ‘Ka njerëz që nuk vdesin kurrë … Ka histori që kalohen përmes përjetësisë … Udhëtim i mirë, kapiten’.

Një banderolë tjetër shënonte: “Faleminderit kapiten, një tjetër ‘Tung kapiten’ dhe disa tjerët ‘Pusho në paqe’. Në minutën 13-të për të shënuar numrin e fanellës së Astorit, loja u ndal dhe tifozët shfaqën një vepër gjigante të artit me një mesazh: ‘Davide 13’.

Futbollistët e klubit italian, trajneri dhe shumë tifozët nuk mundën t’i ndalnin lotët, pasi ish-kapiteni i tyre ishte i dashur për të gjithë.

Kapaku i gjithë këtij organizimi perfekt dhe emocional ishte gol i shënuar pikërisht nga zëvendësuesi i Astorit, Vitor Hugo, i cili golin dhe festën ia dedikoi ish-shokut të tij.

Pjesa e parë e takimit ndaj Beneventos përfundoi me rezultat minimal 1-0 në të mirë të Violas. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2018, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori