Emocione në "San Paolo", Napoli kujton Ciro-n (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka nisur me një homazh për Ciro Esposito miqësorja mes Napolit dhe Paok Selanik. Para fillimit të ndeshjes presidenti Aurelio De Laurentiis dhe kapiteni Marek Hamsik kanë shoqëruar në qëndër të mesfushës Antonella Leardi, nëna e tifozit që vdiq pas përpleshjeve në Romë, më 3 maj.


Më pas ata kanë shkuar poshtë Curva B, aty ku rrinte edhe Ciro ku ishin të vendosura tufa me lule dhe një banderolë "Ciro jeton".

De Laurentiis u shpreh se në stadiumin e ri ose pas rikonstruksionit të San Paolos një sektor do ti dedikohet Ciro Espositos. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori