EMOCIONUESE/ Shoqet e skuadrës bëjnë tatuazhe në kujtim të Florijanës
Bashkëlojtaret dhe miqtë e futbollistes së ndjerë, Florijana Ismaili, e kanë përkujtuar atë në një mënyrë të veçantë. Kjo është zgjedhur të bëhet nëpërmjet tatuazheve të cilat i kanë vizatuar.

"Kapela dhe një shkrim Fl9" është simboli me të cilin e përkujtojnë miqtë dhe koleget e shqiptares që mbrojti edhe ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës.

Numri 9 ishte numri që e ka bartur për vite në fanellën e saj. Fotoja është postuar në rrjetin social Instagram e cila është postuar nga Francesca Kahlo, e cila ishte poashtu bashkëlojtare e Florijanës tek Zvicra.

Trupi i ndjerë i Florijanës u gjend të martën në liqenin e Comos në Itali, nga ku dyshohej se ka rënë. Ajo u gjend në 204 metra thellësi nga autoritetet Italiane.
Shtuar më 04/07/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori