Empoli-Milan, Hysaj: Emrat e mëdhenj më motivojnë
Pëlqej
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, tregoi në një lidhje telefonike me "Zona Gol" emocionet e sfidës Empoli – Milani 2-2, ku 20-vjeçari ishte protagonist në fushë për më shumë se 20 minuta. Përballjet me emra të mëdhenj të futbollit italian e motivojnë më shumë mbrojtësin shkodran për të ecur përpara.

"Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë ndaj Milanit, që kishte ardhur për të fituar në Empoli. Shënuam të parët madje dy gola, por më pas u ndëshkuam. Për mua ishte një emocion i madh, sepse luajta përballë emrave të mëdhenj që më motivojnë për të ecur përpara", është shprehur shqiptari.

Në katër ndeshjet e para të Serie A Empoli ka grumbulluar vetëm dy pikë, por Hysaj beson se situata do të ndryshojë shumë shpejt.

"Fillimi ishte i vështirë, por tani po e kuptojmë sesi funksionojnë gjërat në Serinë A. Kemi shumë lënë pikë rrugës. Në Serie A çdo gabim mund të kushtojë rëndë. Duhet të përmirësohemi që të shmangim gabimet", përfundoi Hysaj. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori