Empoli ndal Milanin, shënon Torres (VIDEO)
Pëlqej
Milani është ndalur nga Empoli në barazim 2-2, në javën e katërt të Serie A.

Vendasit e nisin mjaft mirë takimin ku gjetën rrugën e rrjtës dy herë në minutat 13 dhe 21, në fillim ishte Tonelli dhe pastaj Pucciarelli.


Fernando Torres ngushtoi rezultatin në fund të pjesës së parë, më një gol të bukur me kokë.

Në minutën e 58 ishte Honda që do të barazonte rezultatin dhe do të vuloste takimin 2-2.

Milani momentalisht ka 7 pikë dhe pozicionohet në vendin e tretë, ndërsa për Empolin ishte pika e dytë.

Elsid Hysaj u aktivizua si vëvendësues. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori