Emrat më të "nxehtë" të merkatos (FOTO LAJM)

Kevin Prince Boateng - Man.United, Real Madrid
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Merkato në Europë është futur në fazën më të nxhehtë të saj, pas përfundimit të kampiontit Europian dhe fillimit të përgatitjeve për edicionin e ri. Shumë klube janë vënë në kërkim të futbollistëve më cilësorë të momentit. Sulmuesi

Hulk dhe Carroll së bashku me mesfushorët Schurrle dhe Van der Vaart dhe shumë emra të tjerë janë në optikën klubeve elitare.

Kampionët e Europës në fuqi, Chelsea është kërkon medoemos shërbimet e Schurrle dhe Hulk, por gjasat janë shumë të vogla për ti pasur pjesë të tyre në “Stamford Brigde”.

Trajneri Di Matteo e sheh Hulk si zëvendësuesin ideal të Drogba por braziliani kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Barcelona, këtu lëvizja vështirësohet akoma më shumë.

Abramoviç duhet të paguajë jo më pak se 38 milionë euro, ndërsa për gjermanin në mezin e fushës, i cili është një armë e garantuar suksesi, çmimi është 20 milionë euro.

Nga ana tjetër, Sulmuesi i “Tre Luanëve” Andy Carroll pëlqehet nga presidenti i Milanit Silvio Berluskoni, por Liverpool nuk e lëshon poshtë 40 milionë eurove. Kjo shumë për Milanin është e pa përballueshme, trantativat mund të vazhdojnë nëse në negociata do të përfshihet përveç parave cash edhe ndonjë futbollist.

Rafael Van der Vaart është një tjetër emër që nuk po gjen qetësi në merkato edhe pas problemeve me Hollandën. Trajneri Vilas Boas nuk e llogarit në planet për edicionin e ri me Tottenham dhe nëse lojtari nuk pranon ulje të rrogës mund të kalojë te Hamburg në Bundesligë.

Për tu njohur edhe me emrat e tjerë, shikoni galerinë e fotove më sipër. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2012, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player