Emrat post-Balotelli, Berlusconi do Falcaon (FOTO LAJM)

Jackson Martinez - Porto
Pëlqej
Pas një viti e gjysmë Mario Balotelli kthehet në Premier League. Milani përshëndet Super-Marion dhe fut në arkat e tij 20 milionë euro nga shitja e tij te Liverpool. Por tashmë nis edhe merkatoja e vërtetë e "Djallit". Pas largimeve të Kaka dhe Robinho dhe shpëtimit nga paga e lartë e Balotellit, Adriano Galliani mund të nisë një cikël të ri në skuadër.

Sipas "Corriere dello Sport", Silvio Berlusconi do të vizitojë skuadrën ku do të ketë një takim me Gallianin dhe Inzaghin përsa i përket merkatos. Emrat që po përfliten deri tani janë Jackson Martinez i Portos dhe Leandro Damiao i Santos, por bosi kuqezi ka një tjetër ëndërr: Radamel Falcao, për të cilin Monaco shpenzoi një vit më parë plot 60 milionë euro.

Për kolumbianin interesohet edhe Juventus, por për të ardhur në Itali "El Tigre" duhet të përgjysmojë pagën: nga 12 në 6 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori