Emre Can ia bën me sy Juventusit, feston 24-vjetorin me tortën e Zonjës së Vjetër
Është një ndër lojtarët më të përfolur për tu afruar te Juventusi në këtë merkato dhe ai është gjermani Emre Can.

Mesfushorit 24-vjeçar i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtar i lirë.

Zonja e Vjetër e dëshiron lojtarin, por mesa duket edhe lojtarit nuk i durohet deri sa të mbërrijë në Torino.

Gjermani ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe si dhuratë ka marrë një tortë bardhezi.

Ai e ka postuar fotografinë në ku ndodhet me disa miq në “Instagram” dhe nuk kanë munguar komentet e tifozëve te Juves, por edhe atyre të Liverpoolit.

Ata bardhezinj i kanë uruar për mirëseardhjen lojtaritTorino, ndërsa ata të Liverpoolit i kërkonin atij ta mendonte edhe një herë largimin nga “Anfield”. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori