Emre Can kërkon takim me drejtuesit e Juventus
Emre Can ka kërkuar një takim me bordin drejtues të skuadrës.

Can nuk ka pasur kohën më të mirë të mundshme me Juventus në gjysmën e parë të sezonit, duke mos pasur mjaftueshëm minuta në dispozicion.

Emri i lojtari është lidhur me një largim të mundshëm nga Torino, por skuadra duket se ka vendosur ta mbajë.

Megjithatë, lojtari së fundi ka kërkuar takim me bordin drejtues. ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se lojtari është i shqetësuar për të ardhmen e tij, pasi ka frikë se humb pozitën e titullarit tek kombëtarja, transmeton lajmi.net.

Lojtari dëshiron t’i kërkojë bordit drejtues që të largohet nga Juve, nëse minutazha do të jetë e njëjta edhe në gjysmën e dytë të sezonit.

Can ka regjistruar vetëm 8 ndeshje në Serie A deri më tani vetëm dy prej të cilave kanë ardhur si titullar.
Shtuar më 17/01/2020, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori