Emre Can kontratë 5-vjeçre me Juventus
Pëlqej

Pritet vetëm mbarimi i finales së Champions League që mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, të zyrtarizohet tek Juventusi.

Klubi bardhë e zi, ka qënë në bisedimi për të marrë kartonin e Can, nga Liverpoolin për disa muaj dhe duket se ja ka arritur qëllimit, pasi konrata e gjermanit Emre Can me Liverpulin mbaron me 30 qershor dhe gjithçka duket e hapur për Juventusin.

Ka qënë gazetari Romeo Agresti që ka raportuar se mesfushori ka rënë dakort që të firmos një kontratë 5-vjeçare me Juventusin kundrejt një pagese prej 5 milon euro në sezon. /albeu.com/


Shtuar më 17/05/2018, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori