Emre Can: Nuk jam i lumtur te Juventusi
Emre Can ka konfirmuar se nuk është i lumtur tani te Juventusi, por beson se do të ketë një rast për të luajtur përsëri kur të kthehet nga Gjermania.

Gjithashtu Emre Can u la jashtë skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampioneve nga Sarri.

“Unë nuk jam i lumtur tani në Juve”, ka thënë fillimisht mesfushori pas barazimit 2-2 të Gjermanisë ndaj Argjentinës mbrëmë.

“Nuk jam duke luajtur shumë për momentin. Kam luajtur shumë sezonin e kaluar, veçanërisht në ndeshje të rëndësishme, për Juventusin, dhe gjithashtu kam luajtur mirë”.

“Nuk kam pasur një shans këtë sezon, por tani mendoj se, kur të kthehem në klub, do të kem një rast për të luajtur përsëri”.

“Jam padyshim mirënjohës për Joachim Loë sepse nuk kisha luajtur shumë dhe ai më thirri përsëri”.

“Kjo është arsyeja pse unë thjesht isha i lumtur që kisha luajtur përsëri”, përfundoi Can.
Shtuar më 10/10/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori