Emre Can shfryn ndaj Low: Më zhgënjeu duke mos më thirrur në Kombëtare
Emre Can është i mërzitur që është injoruar sërish nga trajneri i “pancerave”, Joachim Low, për miqësoren me Serbinë dhe eliminatoret kundër Holandës.

"Nuk më takon mua të komentoj zgjedhjet e bëra, por paraqitjet e mia janë vlerësuar pozitivisht jo vetëm në Itali, por edhe në Europë, ndonëse duket se nuk paskan mjaftuar në Gjermani. Më vjen keq, sepse Joachim Low më zhgënjeu duke mos më thirrur në përfaqësuese, por unë do të vazhdoj të luftoj me bluzën e Juventusit për t’u rikthyer që të luaj për vendin tim", tha mesfushori i Juventusit.

"Mbeta jashtë Botërorit, edhe pse luajta finalen e Championsit, ndërsa tashmë që kam rigjetur formën maksimale me Juven sërish nuk po mjafton që të kthehem te Gjermania. Gjithsesi, unë nuk do të dorëzohem dhe do të vazhdoj të punoj për të qenë sa më shpejt pjesë e Kombëtares”, deklaroi Emre Can.
Shtuar më 21/03/2019, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori