Carl
Spruce, një tifoz i
Stoke Cityt ka bërë diçka të çuditshme.Në prapanicën e tij, ai ka bërë një
tatuazh me emrin e përforcimit të ri, Xherdan Shaqiri.
Kjo për shkak të një premtimi që kishte bërë para ardhjes së kosovarit në klubin nga Premierliga.
“Disa muaj më parë
emri i Xherdanit përflitej për një transferim të mundshëm. Unë nuk kam besuar se
Stoke mund të nënshkruaj me një lojtar të atij kalibri dhe kam shkruar në Facebook: ‘Nëse
Stoke transferon Shaqirin, unë do ta bëj tattoon emrin e tij në te pasmet e mija”, ka rrëfyer
Spruce. /Albeu.com.com/
Shtuar më 24/08/2015,
ora 15:32