Ende i mundshëm shkëmbimi kokë më kokë Icardi-Dybala
Icardi ka një tjetër mundësi për t’u largua nga Interi.

Ai më s’ka vend në ekipin e Antonio Contes. U vërtetua edhe më shumë kur zyrtarisht, Romelu Lukaku u prezantua me numrin 9, i blerë për 80 milionë euro nga Manchester United.

Gruaja dhe agjentja e lojtarit, dëshiron që ai të shkojë në Napoli dhe po i bën presion ekipit të Carlo Ancelottit që të bëjë sa më parë ofertë zyrtare.

Në anën tjetër, sipas “La Gazzetta dello Sport”, opsioni më i mirë dhe i parë për Icardin është Juventusi.

Ende ka mundësi për një shkëmbim Mauro Icardi-Paulo Dybala, pasi ky i fundit është i vendosur për t’u larguar nga “Zonja e Vjetër”.
Shtuar më 10/08/2019, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori