Ende pa filluar me Interin, Martinez shpreh dëshirën: Dua të luaj përkrah Messit
Lautaro Martinez pritet të nënshkruajë për Interin në verë, por deri më tani asnjë marrëveshje nuk është shpallur dhe vetë lojtari ka deklaruar se asgjë nuk është nënshkruar.

Teksa po shprehej lirshëm ai ka pranuar se Seria A i pëlqen por nga ana tjetër, jo aq sa i pëlqenluajë përkrah me Messin.

“Objektivi im është të luaj në Evropë”, ka thënë fillimisht Martinez për AS Argentina.

“Do të ishte mirë të rritesha dhe të vazhdoj të mësoj. Kur kam marrë oferta në të kaluarën kam preferuar të qëndroj dhe të vazhdoj të mësoj”.

“Kam mbajtur atë që kam premtuar, kam rinovuar kontratën time dhe dua të fitoj Copa Libertadores”.

“Pas kësaj ne do të shohim, më pëlqen liga spanjolle dhe ajo italiane dhe e di që do të përshtatem mirë atje, më pëlqen shumë”, përfundoi argjentinasi.

Martinez gjithashtu foli edhe për Kupën e Botës, ku tha se shpreson që të ftohet nga Kombëtarja, teksa theksoi se inspirimi i tij është Lionel Messi, me të cilin ëndërron të luaj./albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori