Ëndrra e Atl Madrid, të veshë sërish Messin me fanellën bardhekuqe dhe partner me Suarez
Lionel Messi ka edhe një vit kontratë me Barcelonën dhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim gjatë sezonit, argjentinasi në verën e ardhshme do të jetë një futbollist i lirë dhe mund të largohet me parametër zero.

Sulmuesi do të ketë mundësinë e përzgjedhjes se ku do të vazhdojë vitet e mbetura të karrierës, teksa në garë janë klube me buxhete të frikshme financiare si PSG dhe Man City

Por, ëndrrën për të firmosur me Messin ka të drejtën ta ketë edhe Atletiko Madrid. Në fakt, nuk do të ishte e para herë që 33-vjeçari do të vishte fanellën bardheluqe të madrilenëve.

Kjo pasi gjatë një ndeshje miqësore në vitin 2009 të organizuar nga Fondacioni i klubit, Mesi ishte prezent së bashku me miqtë e tij në skuadër, kundër Zanetit dhe miqve të tij nga ana tjetër.

Në këtë formë, Atletiko kërkon të shfrytëzojë paksa nostalgjinë, por më shumë mund të shfrytëzojë Luis Suarez.

Dihet miqësia e uruguajanit me Mesin, ndaj "pleshti"ndoshta do të joshet nga ideja për t’u bashkuar sërish me Suarez. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë dhe merkato e verës së ardhshme do të jetë e veçantë për të ardhmen e Lionel Mesit.
Shtuar më 29/09/2020, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori