Ëndrra e Falkaos u realizua
Heroi që shkëlqeu në mbrëmjen e Monakos duke i dhuruar superkupën Atletikos së Madridit, klubit që kishte bërë shumë sakrifica për ta mbajtur në skuadër Radamel Falkao ka realizuar endrrën e tij. Pas ndeshjes ai është shprehur se kjo fitore ishte një triumf.


“jam shumë i lumtur për këtë triumf. Gjithë këto ditë ëndërroja të fitoja Superkupën dhe të shënoja. Besoj se i kalova parashikimet. Ishte një ndeshje, një finale dhe një titull, të cilën në fund ne arritëm ta fitojmë pavarsisht se në letër ishte celësi favorit”, është shprehur ai ndërsa ka komentuar edhe mbi kërkesat që ai ka pasur gjatë kësa merkatoje.

“Këtë vit shumë klube kërkonin shërbimet e mia dhe Atletiko bëri një sforco të madhe financiare për të më mbajtur në skuadër dhe këtë sakrifica ja shpërbleva me tre golat e mi”.

Objektivi kryesor për Radamel falkaon tashmë në planin personal është fitimi i këpucës së artë në primera division, ku do të provojë të thyejë konkurencën e Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, dy yje në nivelin e të cilëve po ngjitet dalëngadalë dhe sulmuesi kolumbian. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2012, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori