Ëndrra e Matias: Pa një krah, por në fushë me Recoban (VIDEO)
Pëlqej
Historia e Matias Dutour prek Amerikën e Jugut. Është historia e një djali që nuk është dorëzuar kurrë pavarësisht vështirësive. Pas dy sezonesh me të rinjtë e Nacional Montevideo, klub i kategorisë së parë në Uruguaj, mesfushori 19-vjeçar i lindur pa krahun e majtë është thirrur në skuadrën e parë të drejtuar nga tekniku Alvaro Gutierez.

Këtë të dielë djaloshi mund të bëjë debutimin e tij në kategorinë e parë përkrah idhullit të tij, ish interistit Alvaro Recoba. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori