Ëndrra SHBA: 5 yjet që kanë shprehur hapur dëshirën që një ditë të transferohen në MLS
Lionel Messi dhe Mesut Ozil së fundmi kanë treguar për dëshirën e tyre që të luajnë në MLS një ditë, pasi Shtetet e Bashkuara janë bërë një destinacion tërheqës për yjet e Evropës që kalojnë një moshë.

Fjalët e tyre nuk kanë kaluar pa u vërejtur, me një numër skuadrash të ndryshme që kanë filluar të ëndërrojnë për nënshkrimin e yjeve nga Evropa.

Radamel Falcao mund të bashkohet me Inter Miamin

Skuadra e Miami që udhëhiqet nga David Beckham tashmë ka nënshkruar me yje si Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, ndërsa tani argjentinasit duan t’ia shtojnë në sulm një emër tjetër të njohur si Falcao.

Kolumbiani është te Galatasaray tash e një kohë, ku nuk po gjen edhe aq hapësira.


Ozil është ëndrra e DC United

Ish-skuadra e Wayne Rooney, DC United, është e interesuar për turkun dhe ata kanë bërë një ofertë tashmë.

Ai mund të bashkohet në verë kur i përfundon kontrata e tij me Arsenalin.



Messi, ylli që të gjithë duan

Messi rrëfeu se ai dëshiron të luajë në MLS para se të pensionohet, dhe New York City FC janë kandidati më i fortë për të nënshkruar me të.


Këtu atyre iu duhet ndihma e Manchester Cityt, të cilët duket se janë të interesuar ta kenë në klub. Nuk mungon as emri i Inter Miamit.



Luis Suarez mund të ribashkohet me Messin në MLS

Sipas kontratës me Atletico Madridin deri në vitin 2022, parashikohet që pas këtij vitit uruguaiani të niset drejt MLS-s.

Ka pasur disa spekulime se Suarez mund të bashkohet me Messin në Inter Miami.


Cristiano Ronaldo te Nani në Orlando

Me sa duket Cristiano i ka thënë Nanit se ai do të donte të bashkohej me të në MLS.

Klubi që mund t’i bëjë bashkë është Orlando City, ku edhe ylli i madh Kaka ka luajtur më parë.


Shtuar më 13/01/2021, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori