Ëndrra vazhdon, Kosova shpreson te play-off i Ligës së Kombeve (VIDEO)





Kosova është edhe zyrtarisht jashtë Euro 2020. Ëndrra e "dardanëve" për të prekur për herë të parë finalet e kompeticionit europian ka marrë një goditje fatale në Plzen.

Të besuarit e Bernard Challandes janë mposhtur me përmbysje, 2-1 nga Republika Çeke, e cila kualifikohet për më tej.

Goli i Atdhe Nuhiu në minutën e 50-të dërgoi në delirë kosovarët, të cilët shihnin me sy "biletat" e kualifikimit. Por, Kral në minutën e 71 dhe Celustka tetë minuta më pas "shemben" gjithçka.

Pas këtij tre pikëshi, Republika Çeke kualifikohetEuro 2020 së bashku me Anglisë, që shkatërroi me rezultatin 7-0 Malin e Zi. Ndërkohë, Kosova ndalet vetëm 90 minuta para fundit të kualifikuese në grupin A.

Megjithatë, shpresat e tyre nuk janë shuar ende, pasi do të tentojnë kualifikimin përmes fazës play-off të Ligës së Kombeve.
Shtuar më 14/11/2019, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori