Enea Jorgji: Në Shqipëri arbitrat paragjykohen shumë
Për Enea Jorgjin ky ka qenë një vit i mirë në planin personal. Kryesori i Superiores u bë shqiptari i parë që gjykon një ndeshje në Europa League. Ai ishte si kryesor në ndeshjen mes AEK Larnaca dhe Ludogorets.

”2018 ishte një ndër vitet me arritjen më të madhe në arbitrim. Pjesëmarrja në ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës vazhdoi me Europa League, që është një arritje më vete. Kemi bërë disa hapa deri më tani dhe hapi tjetër mbetet ngritja në nivelet më të larta. Liga e Kampionëve është disi më e vështirë, sepse duhet të ngjitem në Kategorinë e Parë për arbitrat dhe nëse kjo ndodh atëherë shpresat janë të mëdha për një ndeshje të këtij niveli”, u shpreh Jorgji.

“Është më i vështirë sepse paragjykohemi shumë, duke arbitruar javë pas jave. Ky profesion ka gabimin në mes, por syri tendecioz nga opinioni apo faktorët e tjerë nuk mungon dhe kthehesh në objektiv të cenushëm që sulmohet. Megjithatë besoj se presidentët dhe klubet e kanë kuptuar se jemi njërëz që mund të gabojmë. Në këtë mënyrë i janë përkushtuar investimit të tyre, sesa gabimeve të arbitrave. Shikoj një qasje tjetër ndaj arbitrave”, përfundon Enea Jorgji për “A2”. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori