Granit
Xhaka ka qenë në qendër të vëmendjes në javën e fundit për shkak të kartonit të kuq kundër Burney dhe më pas dhe për
incidentin në aeroport. Trajneri i tij Arsene Wenger i ka dalë në
mbrojtje futbollistit me origjinë shqiptare.
“
Xhaka e ka mohuar
incidentin në Heathrow. Kam folur me Granitin në lidhje këtë dhe ai e ka mohuar
incidentin. Kartoni i kuq? Nuk mendoj se ai donte të lëndonte dikë. Kemi humbur Granitin për katër ndeshje tani në një moment të rëndësishëm të sezonit.
Unë mund të flas vetëm për atë që unë kam parë te Graniti, dhe ka një sjellje shembullore. Ka qenë mjaft i përkushtuar, dhe nuk kam parë asgjë negative te ai. Nuk arrin të shtrihet mirë kur tenton të marrë topin, ndaj dhe ndëshkohet", tha strategu francez.
Shtuar më 26/01/2017,
ora 13:49