Ëngjëll mes Djajve, Rooney me vetëm një të verdhë
Rooney
Në këtë kohë para një viti, Wayne Rooney mungonte në gjysmëfinalen e FA Cup për shkak të dënimit me dy ndeshje, sepse kishte sharë live në TV,d he kishte polemizuar me arbitrin pas tripletës fantastike kundër West Hamit. Dukej sikur temparamenti i tij ishte në kulm, por një vit ka bërë diferencën në karakterin e futbollistit.

Tingëllon e pabesueshme, por sulmuesi në formë i Manchester United në të gjithë sezonin e në të gjitha garat me United është ndëshkuar me vetëm një karton të verdhë. Kjo ndodhi në shtator, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Benfica. Në 28 ndeshje që është paraqitur në Premier League, Rooney nuk është ndëshkuar asnjëherë. Ai ka shënuar 32 gola deri më tani.

Që prej kartonit të kuq të Evans në poshtërimin e thellë me shifrat 1-6 ndaj Manchester City në tetor, asnjë lojtar i United nuk ka marrë më karton të kuq këtë sezon. /albeu.com/

Lista e lojtarëve me më shumë paraqitje dhe pa kartona të verdhë:

Matt Jarvis Wolves 32 0
Danny Graham Swansea City 30 0
David Silva Manchester City 30 0
Wayne Rooney Manchester United 28 0
Chris Eagles Bolton Wanderers 28 0
Gareth McAuley West Bromwich Albion 27 0
Bryan Ruiz Fulham 27 0
Javier Hernández Manchester United 25 0
Gabriel Obertan Newcastle United 22 0
Shtuar më 11/04/2012, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori