Kapiteni i Kombëtares së
Spanjës, Sergio
Ramos, i është drejtuar me një mesazh emocional
Luis Enriques, i cili sot edhe zyrtarisht dha dorëheqje nga posti i trajnerit të
ekipit kombëtar spanjoll për shkaqe personale.
Luis Enrique dha dorëheqje nga posti i trajnerit të
Spanjës të mërkurën pasdite, për arsyeje personale familjare.
Presidenti i Federatës së Futbollit të
Spanjës,
Luis Rubiales, tha në një konferencë të papritur për media të mërkurën se
Luis Enrique nuk është më trajner i
ekipit kombëtar të
Spanjës.
Tani, kapiteni i Real Madridit dhe
Spanjës,
Ramos zgjodhi rrjetet sociale për t’iu drejtuar atij me një mesazh emocional.
"Çdo fitore e
ekipit kombëtar do të jetë edhe e jotja, bos. E keni gjithë përkrahjen tonë", shkroi
Ramos në Twitter.
Ramos ishte informuar nga presidenti Rubilaes për dorëheqjen e Enriques pak minuta para se ajo të behej publike.
Në konferencën e tij për media, lideri i organit qeverisës së futbollit spanjoll, i kërkoi publikisht Ramosit dhe bashkëlojtarëve të tij ta përkrahin trajnerin e ri, Robert Moreno.
Shtuar më 19/06/2019,
ora 19:21