Enrique, elozhe Messit
Pëlqej
Luis Enrique nuk ka kursyer lëvdatat për Lionel Messi pas fitores 5-0 ndaj Levantes.

Argjentinasi krijoi golat për Neymar dhe Sandro para se të shënojë edhe ai një gol, edhe pse më herët kishte humbur një penalti.

"Leo Messi është një lojtar unik dhe lojtar i veçantë. Bashkëlojtarët e tij e dinë se kur ai e ka topin në këmbë ai mund të shënojë ose të bëjë një asistim”, ka thënë Enrique.

Fitorja e Barcelonës ndaj Levantes është e katërta në La Liga nga po aq ndeshje në sezonin e ri.
Shtuar më 22/09/2014, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori