Identifikohen dy nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit
Enrique: Kroacia shumë e fortë
Spanja do të kërkojë të arrijë të fitoj ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve sot kundër Kroacisë pas debutimit në kompeticion kundër Anglisë në “Wembley” të shtunën.

Në konferencën për shtyp të trajnerit Luis Enrike, gazetarët e ngacmojnë se cili është më i mirë mes Lionel Mesit apo kapitenit të Kroacisë, Luka Modriç, i cili u shpall së fundmi nga FIFA lojtari më i mirë i vitit.

Ish-trajneri i Barcelonës e vlerëson talentin e mesfushorit të Realit, por thotë se ai nuk mund të krahasohet me argjentinasin, i cili mbetet një hap përpara të tjerëve. “Nëse flas për Kroacinë do të flisja për Modriçin dhe Rakitiçin”, iu përgjigj Enrike gazetarëve. “Por nëse do të më duhet të flas për më të mirin në botë, ai është Leo Mesi”.

“Sigurisht që më pëlqen euforia.Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të bëjmë tifozët e lumtur dhe në këtë rast nëse bëhet fjalë për të gjithë vendin, akoma më mirë. Ne jemi profesionistë dhe tani duhet të përgatisim në mënyrën më të mirë këtë ndeshje pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm”, u shpreh Enrique. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori