Enrique me këmbë në tokë: S'jemi kualifikuar ende
Barcelona arriti një fitore të lehtë në "Parc de Princes" ndaj një kundërshtari që e kishte mundur në fazën e grupeve, duke shvilluar një nga sfidat më të mira në këtë sezon të Champions League.

Sipas trajnerit të katalanasve, Luis Enrique, Barça e dominoi kundërshtartin në cdo aspekt.

"Ne e kontrolluam lojën dhe krijuam shumë raste për të marrë rezultat të mirë. Luajtëm mirë në çdo sektor të fushës dhe besoj se performanca jonë ishte në nivel të lartë", është shprehur Enrique.

Përsa i përket ndeshjes së kthimit, tekniku blaugrana kujtoi se PSG do të jetë më i kompletuar, ndaj skuadra e tij nuk duhet të mendojë se kualifikimi është siguruar.

"Parisit do t’i kthehen disa lojtarë të formacionit bazë, ndaj sfida e kthimit do të jetë e vështirë. Cështja e kualifikimit nuk është vendosur ende. Nuk do të luajmë në 'Camp Nou' me mendimin se jemi kualifikuar, objektivi ynë do të jetë fitorja edhe në fushën tonë", ka shtuar ai.

Barcelona-PSG luhet ditën e martë, më 21 prill. /albeu.com/


Shtuar më 16/04/2015, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori