Enrique: Messi nuk do të arrijë kurrë në nivelin e Maradonës
Ish-mesfushori argjentinas, Hector Enrique ka thënë se Messi nuk do të arrijë kurrë në nivelin e Maradonës.

Kjo deklaratë ka "ndezur" opinionin se cili prej tyre është më i mirë, ndërsa kujtojmë që Lionel Messi me ekipin kombëtar të Argjentinës nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm.

"Fatkeqësisht, Messi e ka pasur një periudhë të vështirë me ekipin kombëtar. Shpresoj që në Kupën e Botës të radhës do ta ketë fatin që e kishim ne, por Messi nuk do ta arrijë asnjëherë nivelin e Maradonës”, ka thënë Enrique për "Ataque Futbolero".

"Ajo që unë e dua është që Messi të luajë. Nëse ai nuk kalon mirë me skuadrën, është më mirë të mos vijë fare”, përfundoi ai.

Maradona i cili konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, ndihmoi Argjentinën të fitonte titullin e Kupës së Botës në vitin 1986. Hector Henrique ishte pjesë e asaj skuadre, e cila gjithashtu e fitoi Copa American në vitin 1989.
Shtuar më 11/04/2019, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori