Enrique ndryshon modul ndaj PSG-së, ja vendosja e re (FOTO)

Trajneri Luis Enrique po planifikon një ndryshim të madh në formacionin e Barcelonës për ndeshjen e kthimit kundër PSG-së në Champions League. Enrique kërkon të befasojë trajnerin Unai Emery, duke hequr dorë dhe nga skema klasike 4-3-3.

Sipas “Goal.com”, trajneri astuarian mund të përdorë sistemin 4-2-3-1, që e lejon të sulmojë më shumë, edhe pse duke pasur një lojtar më tepër në prapavijë.

Kjo skemë favorizon përdorimin e sulmuesit Luis Suarez si pikë referimi në fazën e sulmit, dhe sigurisht më shumë siguri për kundërsulmet e kundërshtarëve.

Shtuar më 23/02/2017, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori