Enrique: Neymari mund ta vazhdojë kontratën
Kryetrajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se Neymar pritet të vazhdojë kontratën me klubin.

E ardhmja e sulmuesit brazilian është vënë në dyshim në muajt e fundit, me Manchester Unitedin që thuhej se është duke e monitoruar situatën e tij te Barça.

Megjithatë, kur gazetarët e pyetën nëse 23-vjeçari do të vazhdojë kontratën, Enrique është përgjigjur: “Mendoj se po”.

Transferimi i Neymarit te Barcelona nga Santosi u bë në vitin 2013. Ai në 114 paraqitje ka realizuar 74 gola./Albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori