Enrique: Nuk çmendem për ta fituar Kupën në Bernabeu
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur për ndeshjen me Alavesin, duke thënë se nuk do të luajë rol edhe aq që janë edhe finalist të Kupës.

“Nuk mendoj që është fakt i rëndësishëm që do të luajmë edhe në finale”.

“Alaves ka qenë një zbulim, janë kompakt, kanë numra të mirë dhe janë një ekip që janë promovuar rishtazi, me një trajner që ka qenë në gjendje të imponojë stilin e tij”.

Luis Enrique foli edhe për situatën e ndeshjes dhe mos luajtjes në Santiago Bernabeu, duke thënë se nuk i intereson ku luhet ndeshja.

“Nuk jam i çmendur për idenë që të shkoj të fitoj Kupën në Bernabeu”.

“Jam totalisht indiferent ndaj kësaj”, është shprehur Enrique. /Albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori