Enrique: Pak sulmues në qarkullim si Suarez
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique u shpreh në konferencën e radhës për shtyp, në prag të përballjes me Elchen, se nuk është aspak i shqetësuar nga mungesa e golave të Luis Suarez, për aq kohë sa ekipi funksionin dhe arrin të fitojë në çdo ndeshje.

"Unë jam shumë i kënaqur me rendimentin e Suarez dhe me gjithçka që ai po bën për skuadrën. Të gjithëve u ndodh që të gabojnë, por mund t'ju siguroj se ka pak lojtarë në qarkullim që lëvizin në zonën kundërshtare si Luis Suarez", ka thënë Luis Enrique në konferencën për shtyp, citon "Sport.es".

Ndaj Elches në transfertë asturiani ka lënë pushim kroatin Ivan Rakitiç, i cili ka treguar rritje të nivelit të lojës së tij. Objektivi i Barçës, sipas Enriques, është të ruajë imazhin e mirë të krijuar në në takimet e fundit.

"Kampionati është me plot surpriza. Në futboll gjëja më e rëndësishme është itensiteti, dhe këtë aspekt duhet ta kemi parasysh në çdo takim, në të kundërt, mund të humbasin ndaj cdo kundërshtari", vijoi tekniku i Barcelonës. /albeu.com/


Shtuar më 23/01/2015, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori