Enrique: Shorti i Euro 2020 i mirë
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka ironizuar duke i quajtur trajnerët plehra derisa e komentoi si të mirë shortin për fazën grupore në Euro 2020, pas një jave plot polemika për shkak se nuk pranoi ta kthejë Robert Morenon në postin e ndihmëstrajnerit të vet.

Spanjës i ka rënë shorti të luajë në një grup me Poloninë, Suedinë dhe njërën prej Bosnjës, Irlandës Veriroe, Sllovakisë apo Republikës së Irlandës në Evropianin që nis më 12 qershor.

"Shorti është i mirë papritmas, por trajnerët janë plehra, kjo e bën më të vështirë", tha Enrique ironikisht.

"Nuk jam këtu për të luajtur ndeshje tenisi (më Robert Moreno). Unë e kam dhënë versionin tim dhe aty ka përfunduar gjithçka, prandaj e përsëris së nuk jam këtu për luajtur pingpong, edhe pse jam i mirë në këtë lojë", shtoi ai.

Menjëherë pasi u riemërua trajner i Spanjës, Enrique e përjashtoi Morenon nga ekipi i tij në Kombëtaren e Spanjës, duke e quajtur tradhtar.

Moreno ishte ndihmëstrajner i Enriques në postin e trajnerit të Kombëtares së Spanjës, por e mori rolin e trajnerit të përkohshëm kur Enrique dha dorëheqje shkaku i vajzës së tij të sëmurë nga kanceri.
Shtuar më 01/12/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori