Enrique: S'ka ultimatum, Messi më i miri në botë
Në vigjilje të ndeshjes kundër Elches, tekniku i Barcelonës Luis Enrique ka folur për marrëdhëniet e krisura me Lionel Messin duke mohuar zërat për prishje të marrëdhënieve mes të dyve.

"Kam të njëjtat raporte me të gjithë futbollistët e skuadrës sime. Messi? Është më i miri në borë dhe nuk është nevoja ta përsëris. Nuk i konfirmoj, i përgënjeshtroj zërat mbi një konflikt me të. E vërteta është se nuk është stërvitur për shkak të problemeve shëndetësore", ka thënë Enrique.

Tekniku i Barcelonës foli edhe për ultimatumin, sipas së cilit Luis Enrique duhet ti fitojë dy ndeshjet e rradhës ndryshe do të largohet nga stoli i skuadrës.

"Vazhdueshmëria e trajnerëve varet nga rezultatet jo nga ultimatumet. Kam besimin e të gjithëve dhe nuk jam aspak i shqetësuar. Qarkullojnë shumë fjalë por nuk më interesojnë sepse mendoj vetëm për punën", ka vijuar tekniku asturian. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori