Enrique tërbohet me gjyqtarët, dyshon për komplot ndaj MSN
Enrique tërbohet me gjyqtarët, dyshon për komplot ndaj MSN
“Është krejtësisht e dukshme që lojtarët e mi janë ata që më shumë se të gjithë pësojnë ndërhyrje të gabuara, por nga ana tjetër, janë ata që marrin më shumë kartona të verdhë”.

Kështu është shprehur Luis Enrique në daljen e tij para medjave, duke mos i kursyer gjyqtarët, teksa Barcelona pret një ndeshje shumë të vështirë ndaj Atletikut të Bilbaos në ligën spanjolle.

“Secili le të ketë gjyqin e ndërgjegjes së tij, – vazhdoi ai me ashpërsi, – pjesa tjetër funksionon kështu. Fillimisht ka një fushatë diskreditimi për lojtarët e mi, përfshi edhe mediat. Kjo është e padrejtë”.

Mediat katalanase shkruajnë se Barcelona do të ishte në vendin e parë dhe kanë numëruar ato që i quajnë padrejtësi ndaj skuadrës së tyre.

Luis Enrique, ndërkaq, e vlerësoi si shumë të vështirë ndeshjen ndaj Bilbaos, “një ekip që bën presion që nga mesi i fushës”, por shtoi se Iniesta e Buskets të paktën janë bashkuar me skuadrën.
“Ky është lajm shumë i mirë, ndonëse duhet të presim lejen e mjekëve nëse mund të aktivizohen që tani”, – tha trajneri i Barcelonës.


Shtuar më 04/02/2017, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori