Enrique: Varemi nga Messi, lojtari më i mirë në botë
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka pranuar se Barcelona varet shumë nga pesë herë më i miri i botës, Leo Messi dhe se shpreson të vazhdojë kjo gjë edhe për shumë vite.

Argjentinasi po kalon nëpër një formë të mirë, pavarësisht paraqitjes kundër PSG-së. Ai ka shënuar deri më tani 35 gola në 35 ndeshje, dhe ishte vendimtar në fitoren e Barcelonës kundër Atletico Madridit, i cili shënoi golin e tri pikëve.

“Do të tregohesha naiv nëse them se nuk varemi në lojtarin më të mirë në botë”, tha fillimisht Enrique, i cili shtoi: “Shpresoj se do të vazhdojmë të varemi nga ai edhe për shumë vite tjera”.

“Edhe më tej e konsideroi atë më shumë si një sulmues. Nganjëherë ai shpenzon më shumë kohë në mesfushë, duke na ndihmuar, por nuk ka rëndësi ku pozicionohet Leo Messi më shumë. E rëndësishme është që ai të vazhdojë me këtë formë”, tha më tej Enrique./Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori