Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka udhëtuar drejt Barcelonës për të mbyllur
transferimin e
Rafinha Alcantaras.
Mesfushori brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në San Siro që nga fillimi i afatit kalimtar të transferimeve të janarit. Gazeta
italiane Gazzetta dello Sport është e bindur se transferimi do të shkoj dej në fund.
E përditshmja
italiane raporton këtë mëngjes (e diel) se gjigantët
katalunas janë të gatshëm të lejojnë 24-vjeçarin të largohet me një marrëveshje fillestare të huazimit, edhe pse duan që Interin të paguajë një çmim më të lartë se 23 milionë euro të propozuara për të nënshkruar lojtarin në baza të përhershme./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018,
ora 10:42