Erdhi me bujë te Kukësi, klubi e nxjerr përfundimisht jashtë planeve portierin 24-vjeçar
Portieri Entonjo
Elezaj ka dalë përfundimisht jashtë planeve të klubit të Kukësit. Prej disa ndeshjesh ai nuk po grumbullohet nga trajneri Rrahman Hallaçi, i cili në sfidën e fundit i besoi Dashamir Xhikës dhe uli në
stol portierin që ka
luajtur më shumë titullar këtë sezon: Angelos Tafa.
elezaj
Portierit
Elezaj i është bërë e ditur se nuk është më në planet e klubit dhe duhet të gjejë një skuadër tjetër. Mirëpo, në mes është kontrata dhe ajo ende nuk është prishur me konsensus. Palët janë në bisedime, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet.
Elezaj ka kërkuar garanci për aktivizimin, por ka
luajtur vetëm në ndeshjen ndaj Volfsburgut në Ligën e Europës dhe më pas qëndroi gjithnjë në
stol./Panorama Sport
Shtuar më 22/01/2021,
ora 10:58