Erdhi me bujë të madhe, Solskjaer flet për situatën e Van de Beek
Donny van de Beek erdhi me bujë të madhe te Manchester United, por lojtari nuk ka minutat maksimale në dispozicion.

Ole Gunnar Solskjaer ka pasur plane të tjera deri më tani, megjithatë thotë se holandezi do t’i ketë në dispozicion hapësirat e tij të nevojshme.

"Mendoj se e keni parë sot, por edhe në stërvitje, ai është aq i zoti dhe i rregullt, nuk mendoj se humb ndonjëherë topin", ka thënë Solskjaer për lojtarin.

"Duhet gjetur balancën në skuadër. Kemi fituar 4:1 dhe po pyesni pse nuk startova një nga lojtarët. Ai do të ketë impaktin e mirë në skuadër", shtoi trajneri për Van de Beek.

United pati një udhëtim të suksesshëm, duke marrë tri pikë në terrenin e Newcastle, me një fitore 1:4.
Shtuar më 18/10/2020, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori