Erdhi nga Interi më shumë bujë, ylli i Juves drejt Manchester City-t
Joao Cancelo erdhi me shumë bujë te Juventusi verën e kaluar teksa u ble nga Valencia për shifrën e 40 milion eurove, shkruan Albeu.com.

Por e ardhmja e portugezit në Torino është e dyshimtë. Gazetat më të mëdha italiane "Gazzetta dello Sport" dhe "Corriere dello Sport" bëjnë me dije Cancelo mund të shitet te Manchester City për shifrën e 50-60 milion eurove.

Ai ka zhvilluar disa ndeshje të mira por bëhet e ditur gjithashtu se marrëdhënia e tij me trajnerin Massimiliano Allegri është e tensionuar, pas gabimeve të portugezit në të dyja ndeshjet ndaj Ajax-it që dhe i kushtuan eleminim nga Championsi Zonjës së Vjetër. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2019, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori