Erdhi për të fituar Champions-in me Juven, por Ronaldo rrezikon dështimin
Cristiano Ronaldo u transferua me shumë bujë tek Juventusi në merkaton e verës së shkuar, teksa u ble për shifrën rekord të 110 milion eurove nga Real Madrid, shkruan Albeu.com.

Portugezi u mor me synimin e vetëm për të trimfuar në Ligën e Kampioneve, trofe që i mungonë bardhezinjve prej më shumë se 22 vitesh.

Por Juventusi u mposht dje 2-0 nga Atletico Madrid dhe tashmë rruga drejt trofeut komplikohet ndjeshëm.

5 herë fituesi i Topit të Artë dje ishte tërsisht në hijë në përjashtim një goditje dënimi që ai bëri në pjesën e parë ku për pak sa nuk realizoi por Oblak i mohoi golin.

Në fakt një arsye që u ble Ronaldo ishte sepse ai kishte fituar 5 herë Championsin 4 herë me Realin dhe njer me Manchester United në vitin 2008.

I konsideruar si njeriu Champions teksa ai është golashënsuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve me 121 realizime.

Por numrin 7 ka hasur vështirësi të mëdha këtë sezon në këtë kompetnticon. Ai ka shënuar vetëm 1 gola atë ndaj ish skaudrës së tij Manchester United në fazën e grupeve.

Megjithatë Ronaldo ka dhe 90 minuta të tjera në Alianz Stadium për të tregaur klasin e tij dhe të ndihmojë Juventusin e tij për të kalaur këtë pengesë kaq të madhe sic është Atletico Madrid. /albeu.com/

Shtuar më 21/02/2019, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori