Erdogan nxeh gjakrat pas largimit të Ozil nga Gjermania: Dua ti puth sytë për veprimin që bëri
Vazhdon të ndezi akoma debat largimi i Mesut Ozilit nga kombëtarja gjermane e futbollit. Tashmë duket se ai është kthyer në një çështje diplomatike.

I fundit që ka reaguar ka qenë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i cili e ka mbështetur lojtarin për vendimin patriotik që ai bëri.

“Kam folur në telefon me të. Vendimi i tij është mjaft patriotik dhe për këtë dua t’i puth sytë. E mbështes vendimin e tij dhe gjermanët nuk mund të fshihen”, – tha Erdogan duke vënë në diskutim edhe njëherë marrëdhënien e shtetit turk me Gjermaninë. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2018, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori