Përfundoi në
barazim 1-1 ndeshja më e rëndësishme e javës së 10 të
Eredivisie, Twente–Ajax, ku viheshin parballë njëra-tjetrës dy skuadrat pretendente për kreun e
renditjes. Spektakli që në fushën e blertë kulmoi në minutën e 22 kur ish futbollisti i interit, Castaignos, kaloi në epërsi skuadrën e vendase. Miqtë e rritën ndjeshëm presionin pas këtij goli, por vendasit nuk lanë hapësira prapa duke shkuar në
avantazh në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë formacioni i Frank De Bour gjeti golin e barazimit vetëm në fundin e lojës, në minutën e 81 me islandezin Sigtorson.
Ky
barazim kënaq më shumë Psv Eindhoven, që synon të marrë e vetme kreun e
renditjes, teksa do të luajë në fushën e Groningen.
Pas 3 fitoreve radhazi Feeyenord u ndal në
barazim 2-2 në fushën e Go Ahead Eagles, edhe pse deri 1 minutë para përfundimit të takimit ishte në
avantazh 2-1. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2013,
ora 10:24